Çmimi i naftës ka ranë më shumë se 5% të martën pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar shpalli parashikimin e tij pranveror për ekonominë globale, e cila pritet të ngadalësojë rritjen globale, gjë që ngre frikën se kërkesa për arin e zi mund të tkurret në mënyrë dramatike.
Dje pasdite nafta e papërpunuar amerikane WTI për dorëzimin e majit ra në 102,49 dollarë për fuçi (- 5,29%). FMN rishikoi parashikimet e saj për rritjen e ekonomisë botërore në 3.6% si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023 për shkak të pushtimi rus i Ukrainës.