Amelia Lorente ka akuzuar bashkëshortin e saj, mbrojtësin e Bajern Mynihut, Lukas Hernandez për tradhëti. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkruan se francezi ka një marrëdhënie me influenceren Kristina Buçino.

“Tani mund të ndalosh së luajturi me të dyja palët, Lukas Hernandez. Po ta dhuroj ty, Kristina Buçino. Mos harro se ke dy fëmijë që nuk vjen t’i shohësh,” shkroi Amelia Lorente në “Instastory”.98387a76-3814-489d-8197-c6fcbea747e8

Por mesa duket kjo marrëdhënie e ka zanafillën që në 2019-ën pasi në atë kohë, Amelia pati bërë një tjetër postim.

“Vajza, mos më shkruani për të më pyetur me kë fle ose zgjohet Lukas, sepse nuk më intereson. Ai është vetëm babai i djalit tim.”

KVN