Balenciaga nuk zhgënjen kurrë kur vjen fjala te polemikat. Krijimi i fundit i saj janë këpucët “zero”, të cilat mezi mbulojnë tabanin e këmbës dhe imitojnë ecjen me këmbë zbathur. Nëse marka zakonisht kritikohet për krijimet e saj ekstravagante, këtë herë shumë e vlerësuan iniciativën, duke qenë se ecja zbathur mund të ketë përfitime shëndetësore.
Të tjerët megjithatë, ishin më ngurrues:
“Këto këpucë do të jenë të shkëlqyera kur të shkoni në një tualet publik!” Balenciaga, një markë e njohur për zgjedhjet e saj kontroverse dhe avangarde të modës, rikthehet në qendër të vëmendjes me krijimin që premton të shkaktojë admirim dhe konfuzion.