Nëse në memorien tuaj vajza e Alban Dudushit ka mbetur një vogëlushe, është koha të ndryshoni mendim.
Joelle është rritur, ka mbaruar edhe ciklin 3-vjeçar të shkollës së mesme dhe ditën e djeshme është përgatitur për mbrëmjen e maturës.
Ka qenë pikërisht Bieta ajo që e ka shoqëruar për tu bërë gati në ditën e madhe siç e quan ajo dhe madje shumë e emocionuar ka shpërndarë edhe foto me Joelle.
Moderatorja ka rrëfyer edhe më herët se e ka shoqe të ngushtë vajzën adoleshente të Dudushit, ndërkohë që Joelle shkon bashkë me ta dhe djalin e tyre në pothuajse gjithë udhëtimet që bëjnë.
Në InstaStoryn e rradhën Bieta është shfaqur me Albanin ku ka treguar se gazetari është mjaft i emocionuar e madje i perlotur që përcolli vajzën e tij, të rritur tashmë, në mbrëmjen e maturës.