Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim djalin e Saimir Allushit, kryetar i njësisë administrative 12, Sindi Allushi pasi në rrugën ‘Siri Kodra’ ka dhunuar një efektiv të policisë teksa ky i fundit ishte në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë por policia e ka bërë publikimi e ngjarjes ditën e sotme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, kanë shpallur në kërkim shtetasin S.A, 27 vjeç, pasi ka goditur dyshohet për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja:
Efektivi i Shqiponjave para disa kohësh e kishte ndaluar djalin e Saimir Allushit dhe e kishte shoqëruar në polici për akuzën e ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’. Por më pas ai është liruar.
Teksa të shtunën e ka hasur rastësisht në rrugën ‘Siri Kodra’, efektivin e Shqiponjave djali i Saimir Allushit e ka dhunuar si shenjë hakmarrje ndaj efektivit pse e kishte ndaluar dhe shoqëruar kohë më parë.