Pas disa vitesh shkëputjesh nga media, Aida Shtino është rikthyer në ekran me një emision të ri edhe pse të gjithë vazhdojnë ta specifikojnë si moderatorja e “Njerëz të Humbur”. Duket se ajo është ende mjaft e afërt me publikun edhe pas shkëputjes.
Aida Shtino ka dalë së fundmi në një intervistë në Abc-ja e mëngjesit ku ka folur për jetën e saj, divorcin dhe lidhjen e re.
Gazetarja foli dhe për djalin që jeton në Austri. E pyetur se përse nuk e ekspozon publikisht, Aida tha se është një vendim i të birit. Teksa nënkuptoi se djali i saj është në një lidhje serioze, gazetari e pyeti se si është Aida si një vjehërr.
“Jam një vjehrrë, nuk e di tani sepse jemi në fillimet. Po është e jashtme, të shikojmë njëherë. Unë besoj se do të jem e mirë. Në kuptimin se do të dal shumë dashuri dhe s’do të ndërhyj në jetën e tyre personale kur ata të vendosin.”, tha ajo.