Futbollisti i Brazilit, Rodrigo, ka mbetur pa fjalë, teksa është emocionuar jashtë mase, nga dhoma speciale e hotelit në Katar, ku skuadra “seleçao” është akomoduar për Kupën e Botës.
Lojtari i Realit të Madridit, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale momentin e hyrjes në dhomën e hotelit në Katar ku është përballur me një surprizë prekëse.
Rodrigo është mrekulluar kur në murin e krevatit të tij gjeti një foto të madhe, kur ai ka qenë fëmijë, teksa mbante një top në dorë. Pamjet me të vërtetë emocionuese.