Ish-deputetja Rudina Hajdari është zhveshur nga kostumi i politikës dhe ka vendosur që të jetë kameriere për njëditë. Në disa foto që ka publikuar në rrjetet sociale, ajo pyet ndjekësit se si duket në profesionin e ri, teksa mban në dorë një tabaka me kafe.
“Një kujtim nga dita e punës si kameriere. Si ju duket? Më shkon?”, ka shkruar ajo.
Fotot, Hajdari i ka shkrepur në Velipojë, por nuk dimë të themi nëse ka qenë e ftuar në ndonjë program televiziv, apo bëhet fjalë për ndonjë aventurë të Hajdarit.