Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi i tritolit në një pallat në Elbasan ditën e djeshme, e cila ishte vendosur në hyrjen e apartamentit të dy motrave që jetonin me qira.
Nga shpërthimi i tritolit motrat nuk i lënduan, por fqinji i tyre 29-vjeçar.
Njëra prej vajzave, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.
‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.
Amarildo është mjaft i njohur në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok, përmes partneres së tij, Giovanna Nikolli, e cila pavarësisht çdo përfshirjeje të partnerit të saj në ngjarje kriminale, nuk është tutur aspak të reklamojë jetën e tyre luksoze mes festave të pafundme me shishe shampanje, pushimet në restorte me pesë yje, dhurata të çantave të markave më të shtrenjta e tufave gjigante me trëndafila.
Jo të paktat herë kanë qenë rastet kur dyshja përfshiheshin dhe në sfida të ndryshme në Tik Tok, përmes të cilave përcillnin frymën e dy të rinjve adoleshentë.
Nikolli është bërë bashkëpuntor me drejtësinë ku dyshohet se ka zbardhur dhe porosinë e vrasjes qe ai ishte nisur ta kryente në qytetin e Vlorës, e po ashtu dhe disa vrasje të tjera të bujshme në vendin tonë.
Xhovana edhe pse Amarildo është në qelinë e 313 ka gjetur mënyra të ndryshme për t’i qëndruar pranë të dashurit të saj, duke dërguar dron gjatë momentin që ishte në ajrim, apo dhe duke shkuar ne burgun e 313 e veshur si nuse video të cilat janë edhe në profilin e saj në Tiktok.