
Komentatori i Ukrainës për Eurovision Song Contest 2022 bëri transmetimin në një bunker ndërsa gjysmëfinalja e parë e festivalit po zhvillohej në mes të pushtimit rus. Timur Miroshnychenko ndodhej në një dhomë nëntokësore ndërsa përfaqësuesit e 17 vendeve u ngjitën në skenën e festivalit në Torino.
Miroshnychenko ka qenë komentator i Ukrainës që nga viti 2007, me përjashtim kur ai organizoi konkursin në vitin 2017, kur u zhvillua në Kiev. Përfaqësuesit e Ukrainës shihen si ndër pretendentët kryesorë për të fituar dhe ishin ndër të parët që kaluan në finale pasi performancë energjike me këngën “Stefania”.
Në fotografitë e postuara në rrjete sociale, shihet Miroshnychenko nga bunkeri, ulur pranë një tavoline të vogël të rrethuar nga një aparat fotografik, drita, dhe një sërë kabllosh.