FOTO/ Kryeson listën e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “kartelë të kuqe”

Zyra Ndërkombëtare e Interpolit ka rifreskuar të dhënat në lidhje me shqiptarët më të kërkuar, të cilëta akuzohen për krime të rënda dhe janë nën ndjekjen e autoriteteve të ndryshme të drejtësisë në të gjithë botën. Sipas listës së risfreskuar, të parë nga Korrieri, në krye të saj, i kërkuar me “kartelë të kuqe” është pikërisht një 40-vjeçar i papërmendur më herët, i quajtur Bedri Noka.

Noka nuk rezulton të ketë kryer krime në Shqipëri sipas të dhënave paraprake të siguruara nga Korrieri, megjithatë duket se belgët e kërkojnë me “qiri” duke e futur menjëherë në “listën e kuqe”.

Bedri Noka nga fshati Novosej i Kukësit është i shpallur në kërkim ndërkmbëtar me prioritet maksimal nga Belgjika pasi akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale që merret me trafikun e lëndëve narkotike në këtë shtet dhe më gjerë. Madje, Belgjika vijon me akuzat ndaj Bedri Nokës duke theksuar në kërkesën e saj ndaj Interpolit se Bedri Noka ështëpjesë e një organizate kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Lista

Interpol ka një listë të të kërkuarve, të njohur si “Red notice”, që përshkruan të arratisurit e kërkuar nga një juridiksion kombëtar.

Ata janë identifikuar si prioriteti më i lartë i agjencisë për kapjen dhe lista është në dispozicion të publikut për t’i paralajmëruar ata të jenë vigjilentë. “Kartela e kuqe” kërkon që zbatimi i ligjit global të ndihmojë në gjetjen dhe arrestimin e këtyre personave në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore. Lista është lehtësisht e aksesueshme për të gjithë në faqen e internetit të Interpolit, të quajtur persona të kërkuar. Përveç kësaj, lista përmban fotografi, emra, moshë dhe vendin e origjinës për të identifikuar lehtësisht një person të kërkuar. Njoftimet janë në formën e kërkesave globale për bashkëpunim që lejojnë Policinë në shtetet anëtare të ndajë informacione të lidhura me krimin.

Sekretariati i Përgjithshëm publikon “Njoftimet e kuqe” me kërkesë të Byrosë Qendrore Kombëtare, e cila më pas është e disponueshme për të gjitha shtetet anëtare.

Në listën zyrtare të Interpolit, rezultojnë të nënvizuar si më të rrezikshmit në të gjithë botën, 6656 persona të shpallur në kërkim. Mes tyre ka edhe shumë shqiptar. Por së fundmi, Interpol Tirana ka veçuar 10 prej tyre të përfshirë në vrasje, vjedhje, plagosje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Vetëm 3 prej tyre kërkohen nga drejtësia shqiptare, të tjerët janë shtetas shqiptarë, që duhet të përballen me drejtësinë në Amerikë, Belgjikë, Greqi madje edhe në Qipro.

Pas Bedri Nokës, në listë renditet i dyti Andi Kuka, një shqiptar tjetër  kërkuar po nga Belgjika me akuza të ngjashme me të Nokës.

FOTO/ Kryeson listën e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “kartelë të kuqe”
FOTO/ Kryeson listën e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “kartelë të kuqe”

/gazetajone