39-vjeçari shqiptar i identifikuar si Armiol Rrasa, nga fshati Gradishtë i Divjakës është person me precedentë penale në Shqipëri dhe në Greqi. Ai është personi i arrestuar nga policia greke më 11 tetor, pasi u gjet brenda një makine ku kishte ekspoloziv, në qendër të Athinës.
Teksa hetimet janë në vijim, është zbuluar se 39-vjeçari është dënuar në 2008 në Greqi me burgim të përjetshëm për lëndë narkotike dhe është liruar në 2015. Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare. Ajo është 33-vjeçarja Daniela Luari.
Në çantën brenda makinës ku ishte çifti shqiptar, u gjet tritol, dy ndezëse dhe një armë zjarri pistoletë.