476443009_122161267484287763_2299115529037567440_n
Pas arrestimit në zyrën e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj është shoqëruar në Policinë e Tiranës, ku pritet të njihet me masën e arrestit me burg, bazuar në vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në momentin e daljes nga zyra e bashkisë, Veliaj është filmuar nga gazetarë dhe fotoreporterë ndërsa hipte në makinë Ndërkohë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës drejtuesit janë kujdesur për të vendosur një tendë në hyrje për të parandaluar filmimin e momentit kur ai shoqërohet i prangosur nga njëra zyrë në tjetrën.
Pas përfundimit të procedurave në Drejtorinë e Policisë, Veliaj pritet të transferohet në burgun tek Mine Peza, ku mbahet në qelitë e bllokut të sigurisë. /gazetajone