Dasma e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun ishte padyshim ndër eventet më të komentuara të vitit që lam pas. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 1 tetor.
Padyshim që vajza e Rudinës ishte prezente dhe gjithashtu edhe dy nga femijët e ish-deputetit Mark Frroku. Në sy ra mungesa e vajzës së tij të madhe, Mara.
Rudina tha në atë kohë se Mara ndodhet në Amerikë dhe nuk pati mundësi të vinte, por gjithsesi dyshimet për një raport të krisur mes tyre nuk munguan.
Por pak kohë më vonë, Rudina Dembacaj i dha fund cdo dyshimi më një foto me Marën.
“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotesuar pa fund dashuria…”, shkroi ajo.
Ajo që vihet re është edhe bukuria e vajzës së Mark Frrokut.