FOTO/ Policia i bën thirrje qytetarëve: Nëse i shihni këta
Policia e Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët akuzohen për grabitje.
Në atë rast dy të dyshuar kanë grabitur me forcë zinxhirin e floririt dhe një medalion, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre.
Ndaj Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.