Në foto Blerim Hanku dhe Iljaz Kotorja
Një 30-vjeçar është marre peng nga tre persona në Durrës për shkak të një borxhi që lidhej me trafikun e drogës.
Sipas policisë, Blerim Hanku është futur me forcë në një fuoristradë nga Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.
Policia ka ndaluar mjetin në afërsi të shkozetit dhe ka arritur që të lirojë pengun.
Këta persona sipas policisë kishin kërcënuar të riun dhe më pas e kishin marrë peng për shkak se ai nuk kishte shlyer një borxh prej 6 mijë paund, borxh i ardhur nga trafiku i drogës në Angli.
Të arrestuarit akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë dhe kanosje për dhënie të pasurisë.