Sytë e Zonjës së Parë ishin pothuajse të padukshëm nën kapelën me strehë të gjerë që ajo mbante gjatë ceremonisë së betimit.
Kapelja ishte dizajnuar nga stilisti amerikan i aksesorëve, Eric Javits.Një zgjedhje vërtet e çuditshme për një ceremoni solemne ku ajo ishte një nga protagonistet kryesore.
Ndoshta kjo ishte pikërisht ajo që Melania synonte: të qëndronte në hije, të fshihte shikimin dhe të vendoste një distancë mes saj dhe të tjerëve (streha e kapelës ishte mjaft e gjerë), duke mos lejuar askënd të kuptonte dhe të vlerësonte emocionet e saj.
Një zgjedhje e qëlluar. Kapela u bë protagonistja e vërtetë e Ditës së Inaugurimit, që nga momenti kur ajo hyri në Kishën St. John deri te dreka pas betimit dhe fjalimit në Capitol Hill. Ajo nuk e hoqi kapelën kurrë (madje as në tryezë!)
Natyrisht, mediat sociale nuk e lanë pa u tallur: Melania-Zorro, Melania-shtriga, Melania-mafiozja e viteve ’20. Por nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve, dhe ajo e di këtë shumë mirë.
Siç shkruhej në një xhaketë që ajo kishte veshur vite më parë: “I really don’t care” – “Nuk më intereson.”