IMG_9554

Një nënë e divorcuar e katër fëmijëve thotë se ajo u mashtrua nga një emigrant shqiptar “shumë simpatik”.

Ajo u ankua në rrjetet sociale se shqiptari e kishte mashtruar dhe ishte martuar me të vetëm për letra, por historia e saj ka marrë edhe vëmendjen e “Dailymail”.

“E shkatërruar” Natasha Chambers, 38 vjeç, tregoi se martesa e saj u prish pas vetëm një viti kur burri i saj i ri, papritur humbi interesin për të dhe refuzoi të krijonte një familje.

Duke folur për MailOnline, Natasha, një estetiste, tha: Jam e bindur se ai u martua me mua vetëm që të merrte letrat, por nuk i mori dhe më la. Jam viktimë. Mendoj se më kanë mashtruar dhe është shumë e dhimbshme. Unë e doja shumë burrin tim dhe me të vërtetë mendova se edhe ai më donte mua, por ai as që donte të kishte një fëmijë me mua dhe gjërat ndryshuan në momentin që u martuam. Kam paguar gjithçka për të. Ai jetonte në shtëpinë time me fëmijët e mi, por nuk më ofroi asnjë qindarkë edhe pse po fitonte para duke punuar në ndërtim. Nuk e kam idenë se ku i çonte paratë. 

Natasha, nga Long Eaton, Derbyshire, pranoi të lidhte kurorë me shqiptarin ‘e pashëm dhe të mrekullueshëm’, 8 vite më të vogël se ajo,  të cilin e kishte takuar në një faqe online.

Duke zbuluar dhimbjen e saj në mediat sociale, ajo paralajmëroi edhe gratë e tjera që të mos bien pre e të njëjtit mashtrim.

“Së pari, dua të them vetëm se nuk po them që të gjithë shqiptarët janë njësoj, nuk po them që të gjithë emigrantët e paligjshëm janë njësoj. Por njeriu me të cilin isha dukej se dinte saktësisht se çfarë do të bënte, ai i dinte të gjitha “truqet”.  Isha kokë e këmbë e dashuruar me të dhe ai më mbushi me dashuri. Isha zemërthyer kur martesa jonë përfundoi pas vetëm një viti. Tani e kuptoj se ai më përdori. Nuk më mbështeti kurrë financiarisht. Unë e mbaja me para. Nuk dua të them se kam prova që ai më donte për letra, por thjesht po iu tregoj sesi ishte martesa dhe marrëdhënia ime me të.”

Natasha, e cila ka tre fëmijë adoleshentë dhe një 8-vjeçare me martesën e saj të parë, e cila zgjati 17 vite, tha se po kalonte një kohë të vështirë kur kishte takuar shqiptarin. Ai i “shpalosi” sharmin e tij dhe ajo ra në dashuri.

“E dija se ai jetonte këtu ilegalisht. Ai kishte pesë vjet këtu kur e takova dhe punonte në ndërtim me kushëririn e tij.”

Çifti shpejt u fejuan dhe u martuan në gusht 2023 për t’u ndarë vetëm 14 muaj më vonë.

“Kur u martuam, diskutova për një fëmijë. Atëherë ai ndryshoi plotësisht si person, ai kishte qenë shumë i vëmendshëm dhe i dashur më parë. Ai ishte fantastik me fëmijët e mi në fillim. Ishte një dhuratë nga perëndia dhe ndihmoi shumë, por gjithçka ndryshoi shumë shpejt. Ai më kushtonte vëmendjen e tij të plotë, ai ishte shumë i sjellshëm, besnik dhe ishte shoku im më i mirë. Dukej se ishte shumë i sinqertë. Gjithçka ishte thjesht perfekte. Ishim shumë të lumtur. Por nuk zgjati për shumë gjatë. Ai papritur nuk donte që t’i bënte gjërat familjarë. Madje, pasi u martuam e humbi interesin për fëmijët e mii. Doja të kisha një fëmijë me të dhe mendova se një burrë i moshës së tij do ta dëshironte edhe këtë, por ai tha jo. Vetëm kur ai kishte probleme me marrjen e vizës, ai tregoi interes për të pasur një fëmijë. Por atëherë ishte tashmë tepër vonë. E kuptova se po mashtrohesha. E di që njerëzit do të më gjykojnë dhe do të thonë gjëra të tilla si, nuk duhet të komunikoj me dikë që nuk është i ligjshëm. Në fund të fundit, ne të gjithë bëjmë gjëra dhe të gjithë mësojmë nga gjërat që bëjmë. Njerëzit do të kenë mendimin e tyre dhe kjo është mirë.”

Por edhe pse janë në proces divorci, ajo tregoi se ende mbante kontakt me ishin e saj.

“Ai u deportua më 27 dhjetor. Jemi në kontakt dhe ai ishte shumë i zemëruar që e kisha postuar historinë time në rrjetet sociale. Unë jam ende e martuar me të, por do të divorcohem sa më shpejt që të kem mundësi.”