Kjo është fotoja e portugezit Ruben Saraiva, i akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës.

Saravia është vënë nën prangat e autoriteteve shqiptare, të cilët kanë mbërritur në Marok posaçërisht për ekstradimin e tij.

Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë.

Saravia po transportohet me avion drejt vendit tonë, ku do të përballet me akuzat e rënda nga drejtësia shqiptare për vrasje, në bashkëpunim me një grup personash të tjerë.

Mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri pritet të bëhet të dielën me 31 dhjetor, ndërsa për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.