Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri shqiptar është gjetur i varur në pemë.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për Angjelo Avdiun, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 tetorit.
I riu shqiptar është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.
Trupi i 29-vjeçarit është identifikuar nga nëna e tij, e cila ka njohur rrobat e djalit të saj.
Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.
Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.