
Andresa Ambrosio ose siç njihet nga të gjithë shqiptarët si Andresa e “ Telebingos” do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e bëri me dije më herët ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”.
Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë.
“Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit. Ky i fundit nxitoi ta përqafonte asokohe me shumë përzemërsi Andresën.
Që nga ky moment, Andresa ka qenë shumë aktive në Instagram, duke ndarë foto e video.
Së fundmi, një foto e ëmbël e saj dhe e partnerit të saj na ka shkrirë zemrat të gjithëve sot. Barku i Andresës duket kaq shumë i rrumbullakosur dhe ajo duket kaq shumë e bukur.
Andresa e zbuloi gjininë e bebushit disa kohë më parë teksa ishte e ftuar në emisionin e pasdites tek ‘Rudina’. Në videon e publikuar nga vetë Rudina Magjistari në Instagramin e saj, pak çaste para se bukuroshja të zbulonte gjininë u shpreh se për të nuk ka rëndësi nëse është vajzë apo djalë por rëndsi ka të jetë i shëndetshëm.