Politikani demokrat Gazment Bardhi ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka folur për aksionin opozitar, përplasjet mes vetë demokratëve dhe përballjen me Edi Ramën. Por teksa Bardhi fliste për këto tema, rrjeti ka kapur një detaj interesant.

Deputeti opozitar mbante në dorë një orë shumë të shtrenjtë, e cila ka rënë në sy të “kritikëve” në platformat sociale dhe menjëherë kanë gjetur llojin dhe çmimin e saj.

Siç shihet dhe nga pamjet nga emisioni në Televizionin Klan, Gazment Bardhi mban në dorë një orë të markës luksoze “Breitlind Endurance Pro”. Ne në newsbomb.al kemi gjetur dhe versionin që ka zgjedhur deputeti opozitar, “The university of Alabama”.

Ora te cilen mbante ne dore dhe Gazment Bardhi
Ora te cilen mbante ne dore dhe Gazment Bardhi

Në faqen zyrtare të kompanisë “Breitlind” ky model kushton 3,700 dollarë, pa përfshirë taksën e shitjes, që e rrit akoma dhe më shumë vlerën e orës.

“Orët Breitling janë një artikull luksi dhe si i tillë, ato vijnë me çmime të larta. Sidoqoftë, orët Breitling e ruajnë mirë vlerën e tyre dhe mund të pritet të rriten me kalimin e kohës. Ato gjithashtu zgjasin me vite dhe vite, disa modele kanë qenë rreth e rrotull për dekada”, thuhet në një shënim në motorin e kërkimit Google.

Përsa i përket modelit që ka zgjedhur Gazment Bardhi, ne kemi gjetur dhe disa detaje shtesë. “Breitlind Endurance Pro, model The University of Alabama”, konsiderohet si një nga orët më të mira për aktivitete sportive sepse ajo nuk lejon që asnjë rrahje të mos humbas gjatë stërvitjes fizike.

Ora Breitling e Gazment Bardhit
Ora Breitling e Gazment Bardhit

E prodhuar nga Breitlight, Endurance Pro modeli The University of Alabama është legjendar për arritjet e tij në atletikë, me një material tre herë më i lehtë se titani, shkruan newsbomb.al.

Ora është krijuar për burra dhe gra, jeta aktive e të cilëve ndërthur një mentalitet profesional me një stil jetese sportive. Endurance Pro është prodhuar për stërvitje sportive rigoroze, por rripat dhe dizajni janë mjaft në modë për veshjen e përditshme. Orët Breitling janë prodhim 100% ekskluziv i Zvicrës.