39-vjeçari, Altin Çoku, ka deklaruar në polici se foton e cila dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren në Kamëz, nuk është shpërndarë nga vetë ai, por një shok.
Çoku ka thënë se pamjet e tij në momente intime me të renë e ka bërë vetë vajza dhe më pas ia ka dërguar atij.
Kujtojmë se 27-vjeçarja në Kamëz, u hodh nga kati i katërt i një ndërtese, duke gjetur vdekjen.
Gjithçka nisi pasi Altin Çoku i publikoi të resë një foto intime në rrjetet sociale, viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.