Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi dje në “Top Story”, sesi SPAK ka në dorë një nga sistemet më të përparuara që kanë organet ligj-zbatuese europiane.

Karamuço tha se bëhet fjalë për ‘Cellebrite’, kompani e inteligjencës izraelite që zbërthen celularët, pavarësisht se politikanët së fundmi po përpiqen t’i ndërrojnë sipas ekspertit.

Grida Duma: Janë sekuestruar telefonat. Çfarë bëhet me telefonat e sekuestruar

Karamuço: Do them anën teknike, SPAK ka në dorë një nga sistemet më të përparuara që kanë disa organe europiane, qoftë inteligjente ushtarake apo policore. Cellebrite, ky emër ishte sekret para disa kohësh, por u publikua dhe erdhi në dijeni publikë. Është një kompani e inteligjencës izraelite që është e suksesshme për hapen e këtyre celularëve për hyrjen në Icloud edhe të telefonave të mëparshme. I vendos vetë njerëzit kush ka komunikuar me kë, e nxjerr vetë pemën.

Kjo ka filluar po përdoret dhe po ecën me sukses. Do jetë një sfidë e madhe për të gjithë, kam dëgjuar që po i ndërrojnë politikanët e biznesmenë, por harrojnë që ka shumë metoda që shkojnë deti aty ku s’ta pret mendja për të arritur të një provë që nuk e fshin dot.
Nuk e di për rastin konkret për z. Veliaj se është në fazën e parë. Do japin rezultatet, po ndjekin dhe disa metoda speciale të hetimit të blerjeve të stimuluara. Janë ngarkuar dhe oficerë që bëjnë dhe blerje vet. Nëpër kontrollet që bëjnë së fundmi në shtëpitë e subjekteve, po fotografohen edhe markat e rrobave, për të bërë një bilanc të jetesës.