![IMG_9729](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9729.jpeg)
Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dikur gardist e më pas “elektriçist” në OSHEE, ka hapur një tender për të blerë televizionet lokale. Procedura vjen disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ku Malaj kërkon që shërbimi të vijojë për 12 muaj me radhë. Ai kërkon që media të pasqyrojë çdo aktivitet, t’i bëjë reklamë gjithë vitin dhe të marrë nga media kaseta të gatshme.
Duket se, synimi i Malajt është edhe pregatitja e çdo kronike të mundshme, me “sukseset” e detyrës, në çdo aktivitet të bashkisë. Ai kërkon që media lokale të flasë mirë për të, për drejtorët apo për të gjithë punonjësit. Por, a nuk është “blerje” e medias? Duke i dhënë tender ai mundëson që të mos kritikohet apo të ketë kronika hulumtuese. Një veprim kurajoz, duke qenë se ai vjen edhe nga fusha e biznesit, pasi familja e tij drejton një firmë të madhe, që fiton tendera nga kolegët e Malajt.
![Agron Malaj i Matit bën tender për të blerë televizionet](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-52bfd0f1-4bfa-4f39-a19f-376bb3ff1ae4-1739531884.jpg)
![Agron Malaj i Matit bën tender për të blerë televizionet](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-3b2e1cee-cf9d-4912-994f-d78f75e3a3ab-1739531883.jpg)
Malaj kërkon që kjo “reklamë” të vijojë në 12 muajt e vitit, teksa ka edhe kërkesa të veçanta, që as kryeministri i vendit s’do të guxonte t’i bënte. “Në lidhje me shërbimin media lokale, njoftime të ndryshme për periudhën 12 muaj. Pasqyrimi i investimeve, aktiviteteve, takimeve zyrtare dhe reklamimeve nga ana e Bashkisë Mat dhe transmetim në TV” thuhet në këtë dokument.
Por jo vetëm kaq, pasi Malaj kërkon që edhe gazetari përfaqësues i Medias Lokale duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e zyrës së shtypit në Bashkinë Mat.
“Ofruesit të shërbimit do t’i duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesen e zyrës së marrëdhënieve me publikun për çdo nevojë të ndonjë njoftimi, prononcimi reklamimi sipas nevojave të institucionit, shërbimi i këtyre pasqyrimeve duhet të ofrohet në të gjithë territorin e Bashkisë Mat” shkruhet në dokument.
Më tej vijon se, sipas nevojës së institucionit të Bashkisë Mat, të mundësohet rikthimi i ndonjë kronike të pasqyruar në media lokale gjatë vitit në CD, apo USB, si investime, aktivitete, takimeve sipas rasteve që mund të kemi duke ju referuar kontratës së lidhur midis palëve. “Shërbim fotografie, video dhe video editim profesional si dhe montazhi i tyre për gjatë vitit kalendarik 2025” është një tjetër kërkesë.
Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, tenderi u bë në datë 12 shkurt, teksa televizioni fitues duhet të veprojë “brenda 24 orësh nga momenti i publikimit të njoftimit të fituesit”.
Përse i gjithë ky ngut?