Gazeta Jonë është përzgjedhur nga gjiganti botëror Google për të qenë partnër i tyre në platformën botërore “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit” .
Google përzgjedh për këtë projekt nga dy media në çdo shtet me nivel korrupsioni mbi mesatar sipas të dhënave të Transparency International dhe i mbështet këto media për dy vite me fonde si edhe duke u shpërndarë gjerësisht shkrimet me tematikë korrupsionin dhe duke çertifikuar vërtetësinë e tyre.
Gazeta Jonë aplikoi për të qenë pjesë e platformës së Google me temën “Korrupsioni në administrimin e pushtetit lokal” duke u shpallur një ndër dy fituesit në Shqipëri.
Google ka marrë përsipër që krahas shpërndarjes së madhe të lajmeve që kanë të bëjnë me tematikën për të cilën Gazeta Jonë është përzgjedhur fituese, t’i nxjerrë në krye të listës së rezultateve kërkimet për personazhet tanë, të cilët janë kryesisht kryebashkiakë dhe drejtues lokal drejtorish.
Sipas kësaj marrëveshje, të gjitha denoncimet e Gazeta Jonë për kryebashkiakët e korruptuar dalin në krye të listës.
Gazet Jonë do të vijojë në misionin e saj kundër korrupsionit nëpër bashki, ndërsa së shpejti do të vijmë me një marrëveshje edhe me Facebook për të njëjtin projekt. /GazetaJonë