Nuk është hera e parë që klientët përballen me çmime jashtë çdo llogjike në supermarketet shqiptare, por rasti që gazetari Dritan Hila ka denoncuar për “Conad” me siguri mban rekordin.
Gazetari ka krahasuar çmimin e djathit Parmigiano në vendin tonë, dhe në vendin e origjinës në Itali, dhe diferenca është skandaloze.
Një kilogram Parmigiano në Conad-in në qendër të Firenze-s tregtohet me 18 euro, ndërsa në Conad Shqipëri kushton plot 28.5 euro për kilogram.
“O Conadi, më lehtë a i vrare. Parmigiano, 18€/kg në Esselunga-Firenze centro, 28.5€/kg në Conad Shqiperi”, shkruan gazetari teksa publikon edhe fotot krahasuese.
I “sfiduar” nga një komentues që thotë se çmimi i këtij djathi varet nga koha e paketimit, ai thekson mungesën e transparencës së Conad Shqipëri, duke thënë se në paketim nuk tregohet se sa kohë ka që është paketuar.