Gzetarja Klodiana Lala ka treguar në studion e emisionit “Opinion”, detaje nga arrestimet e fundit të kryera me urdhër të SPAK, mes të cilëve edhe një officer police, pikërisht shef i hetimit të krimit në komisriatin nr. 6, Dedan Gjoni.
Lala tha se arrestimet janë bazuar tek bisedat e zbardhura të Encorchat dhe ndër të tjera rezulton se Dedan Gjoni merrte të dhëna për të informuar porositësit e një vrasje që synohej të kryhej, ndaj dy vëllezërve. Lala tha se madje, oficeri i policisë kishte synuar të vendoste pajiste GPS në mjetin e njërit prej familjarëve të objektivit.
“Dedan Gjoni merrte të dhënat ja përcillte porositësit dhe bënte kontrollin me GPS të familjarëve”, tha Lala.
Lala tha se Gjoni ka gjithashtu një akuzë për përfshirje në fushatë, ku grumbullonte vota për një deputet të opozitës.