Gazetarja Anduena Llabani foli mbrëmë në lidhje me tregun e lojërave të fatit duke theksuar se Suel Çela është lider i basteve sportive në qytetin e Elbasanit, madje për të ka dhe një çështje në Prokurorinë e Elbasanit por që nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Në Elbasan ka qenë lider në drejtimin e lojërave të fatit, madje janë bërë dhe goditje nga ana e policisë ku ka pasur lokale që ushtronin aktivitetin e këtyre lojërave dhe pse ligji e kishte ndërprerë.
Ka pasur raste janë goditur, ka një çështje për të në prokurorinë e Elbasanit për këtë por fatin e saj se di askush fatkeqësisht.
Më tej ajo theksoi se detyra e krimit është të korruptojë sa më shumë dhe të ketë sa më shumë territor, njerëz që luajnë, ndërsa bëri të ditur se Shkodra është e para që pjesën e fajdeve e kishte më të madhe, policia i di shumë mirë se kush janë pas saj.
Shkodra, Elbasani, Fieri, Lushnja që mbajnë rekord në nivele të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme, madje aty ka pasur dhe rrëmbime personash.
Por problemi është se në vend që të kapen këta persona janë larguar shefa policie pra asgjë nuk bëhet pa dijeninë e atyre lart, por ata që e kanë për detyrë ta dinë duhet të veprojnë. Mesa duket ata ja kanë lënë policisë në dorë duke kërkuar pastrimin e terrenit dhe pastaj të hyhet me ligjin e ri.
Kriteret e vendosur në ligjin e ri jo të gjithë mund ta kenë kuletën që ai kërkon, pra kërkon një portofol shumë të madh që ti mbijetosh tregut dhe të vazhdosh procesin. Është me interes që presioni politik e ka bërë të vetën te policia dhe pritet që kjo e fundit të godasë serverat e basteve ilegale. /gazetajone