
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Buzaishtë të Pogradecit.
Policia bën me dije se një vajzë 12-vjeçare është gjendur e vdekur në një kasolle në afërsi të banesës.
Sipas uniformave blu, dyshohet se e mitura është vetëvarur, ndërsa nuk konstatohen shenja dhunenë trup.
“Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.