Ditën e sotme është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi afër Urës së Tabakëve.
Trupi i tij është gjetur rreth orës 11:55 dhe është ende të paidentifikuar.
Referuar policisë, trupi i pajetë është një endacak, megjithatë grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes