“Unë jam një njeri që e dua vendin tim dhe prej shumë vitesh kam pushuar në vendin tim. Ka arritur gjendja alarmante, për shkak jo nga privati. Privati ka bërë investime aq sa ka mundu, por tani nuk shikoj një bashkëpunim mes privatit dhe pushtetit lokal”, tha ajo.
Më e pakënaqur, duket se gazetarja është me Ksamilin. Për Blendi Fevziun tregoi se çfarë i ka ndodhur.
Blendi Fevziu: Pse u mërzite në Ksamil? Çfarë ndodhi?
Alma Çupi: E para, u mërzita në Ksamil se nuk bën dot plazh pa paguar një çadër. E gjithë vija bregdetare e Ksamilit, vija e qytetit… Por ti nuk mund të më detyrosh mua, që të më mbyllësh portën e plazhit. I kanë vënë porta plazhit.
Blendi Fevziu: Si?
Alma Çupi: Po! Natën ti nuk bën dot shëtitje buzë detit në një pjesë vije bregdetare të Ksamilit. Jo nuk shkon dot të lahesh në darkë në det. Jo mua, ata do ma hapnin mua portën, por kur më thanë ti do futesh…nuk është normale kjo. Dhe nga kjo u mërzita.
Blendi Fevziu: Si moj i kanë bërë plazhet me derë?
Alma Çupi: Po me derë, me portë. Pasdite mbyllet porta dhe nuk lejohen. Mua më ndodhi vetë dhe pastaj u futa në pishinë. Ai thjesht kishte mbyllur plazhin se e quante të veten, pjesën e territorit të plazhit.