Nuk është asnjëherë e çuditshme dhe nuk ndodh vetëm në Shqipëri që femrat të ndihen të sikletosura kur bëjnë një vizitë gjinekologjike te një mjek mashkull, sidomos nëse çështja është aq ‘delikate’ sa historia më poshtë.
Një gjinekolog ka treguar për “The Mirror” përvojën e tij:
“Unë jam një gjinekolog dhe para çdo vizite lutem që pacientja, e cila ka ardhur për vizitë të mos ketë turp. Shumë gra bëhen shumë nervoze dhe është aq e vështirë t’i qetësosh. Akoma më të vështira janë rastet kur një femër vjen për të gjetur cipën e himenit, por ka turp të tregoj se për çfarë ka ardhur. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme”- ka treguar ai.
Emri i gjinekologut nuk është treguar, por kanë qenë të shumtë edhe mjekët e tjerë që e kanë mbështetur. Shumica thonë se kur përballen me paciente, të cilat kanë turp të tregojnë se çfarë simptomash kanë u neveritet profesioni.