Pas debatit të ashpër që pati me Krist Aliajn, Nita Latifi u sqarua me këtë të fundit në dhomën e ndenjjes kur të pranishëm ishin dhe Luiz Ejlli edhe Dea Mishel, duke qenë se u përfshinë në debatin që ata të dy patën, pas lojës nga Frontera Medical Spa.
Nita i tha Kristit se në 115 ditë qëndrimi në shtëpi e ka injoruar atë gjithmonë. Kristi tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, aq më tepër kur ata stërviten gjithmonë të dy.
Sipas Nitës, sjellja e Kristit nuk është normale, pasi ata bashkëjetojnë në një shtëpi, ndajnë të njëjtat ambiente bashkë. Ajo tha se nuk po i kërkon Kristit një lidhje, por marrëdhënien më normale, atë të bashkëjetesës në të njëjtën shtëpi.
Luizi i tha Kristit se si do kishte reaguar ai nëse kjo gjë do i kishte ndodhur atij me Nitën. Ky i fundit madje shtoi se edhe sikur Kristi dhe Nita të qëndrojnë edhe 115 ditë të tjera së bashku, ata të dy nuk do afrohen kurrë.