![mirton lika](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/01/mirton-lika-.jpg)
GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Ndërsa, është firmosur edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga prokurori Olsi Dado.
Më datë 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO-së kontrolle janë kryer edhe në studion “Harabel” në ish-Bllok ku u sekuestruan edhe dokumente, që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Dado.
SPAK nisi hetime të thelluara për pasurinë e Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij. /gazetajone