
Lihet në fuqi masa e sekuestros së llogarive bankare të Ajola Xoxës.
Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e bashkëshortes së Veliajt dhe lë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit GJKKO.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., Shoqëria “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:
* Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
* Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftimin e GJKKO.