Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 40-vjeçaren Marsle Pushani, e cila paraditen e të shtunës vrau me thikë motrën e saj, Amanda Pushani, 37 vjeçe.
Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Marsela Pushani ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, teksa është shprehur se “nujk do donte kurrë ta vriste” motrën e saj. Seanca e sotme është mbajtur me dyer të mbyllura.
Avokati i saj i ka kërkuar Gjykatës masën arrest shtëpie dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por nuk janë marrë parasysh nga gjykata.
Marsela Pushani ushtronte profesionin e mësuese së Gjuhë-Letërsisë në një nga shkollat e kryeqytet, teksa vrau të motrën pas një përleshje për shkak të alkoolit. Viktima Amanda Pushani ishte prej vitesh e alkoolizuar dhe problematike, teksa Marsela Pushani dhe mamaja e tyre, pretendonin se ajo kishte probleme dhe me shitësit e marketeve të lagjes ku u kërkonte alkool me lekë borxh dhe i kërcënonte.
Marsela Pushani ka pretenduar se krimin e ka kryer për vetë-mbrojtje, pasi Amanda i ka kërcënuar se do e vristë atë dhe me mamanë e tyre. Sipas Marselës, në tentativë për t’i marrë thikën, e ka goditur në pjesën e barkut, poshtë stomakut.
Marsela Pushani akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, teksa fillimisht ajo dhe mamaja e saj tentuan ta fshihnin krimin, duke e raportuar në Policis si vdekje natyrale.