Gjykata e Apelit në Londër ka rrëzuar këtë të enjte planin e qeverisë Britanike për frenimin e azilkërkuesve duke i dërguar në Ruanda. Gjykata e sheh si të paligjshme këtë plan të qeverisë ndërsa argumenton se Ruanda nuk është një vend i botës së tretë i sigurt për të strehuar azilkërkuesit.

Tre gjyqtarët arritën në përfundimin se mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë nënkuptonin se ekzistonte një “rrezik real” si rrjedhojë, azilkërkuesit mund të ktheheshin në vendin e tyre – dhe më pas të përballeshin me persekutim ose ndonjë tjetër trajtim çnjerëzor atje.

Ky vendim u kundërshtua menjëherë nga Ruanda ku zëdhënësja e qeverisë kërkoi që vendi i saj të cilësohej si një ndër vendet më të sigurta në botë.

Nëse ky është përfundimisht një vendim për sistemin gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar, ne e kundërshtojmë vendimin që Ruanda nuk është një vend i sigurt për azilkërkuesit dhe refugjatët.

Ruanda është një nga vendet më të sigurta në botë dhe ne jemi njohur nga UNHCR dhe institucione të tjera ndërkombëtare për trajtimin tonë shembullor të refugjatëve. Ne japim një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e ndikimeve të krizës globale të migracionit. Ruandezët e dinë se çfarë do të thotë të detyrohesh të ikësh nga shtëpia dhe të bësh një jetë të re në një vend të ri. Si shoqëri dhe si qeveri, ne kemi ndërtuar një mjedis të sigurt, të sigurt, dinjitoz, në të cilin migrantët dhe refugjatët kanë të drejta dhe mundësi të barabarta si Ruandasit. Të gjithë të zhvendosurit këtu nën këtë partneritet do të përfitojnë nga kjo.“- thuhet në reagimin zyrtar të Ruandës.