Gëzimin për vendimin e shprehu përmes buzëqeshjes. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se e priste vendimin e gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të kaluar duke i dhënë vulën, siglën dhe selinë e PD-së.
“Nuk kishte si të ishte ndryshe. Mesazhi im është vetëm një; bashkim, bashkim, bashkim” tha ai duke hyrë në mbledhjen e komisionit të Rithemelimit që do të vendosë nëse do të shkojë sot në selinë blu për të marrë kontrollin fizik dhe juridik të Partisë Demokratike.