Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka për shpalljen komunikimeve në aplikacionin e “SKY ECC” si antikushtetuese.

Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, akuzohet për një sërë veprash penale të rënda, disa prej të cilave u arritën të zbardhen falë komunikimeve që ai kishte realizuar përmes kësaj platforme me personazhe të botës së krimti.

Gjykata Kushtetuese vendos kështu një precedent për pranimin e komunikimeve të platformave të enkriptuara si “SKY ECC” apo “EncroChat” në proceset gjyqësore, siç kanë bërë më parë edhe vende të tjera të Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe atë të Strasburgut.

Avokatë dhe të pandehur kanë pretenduar vazhdimisht se komunikimet e “SKY ECC” nuk duhet të pranohen për shkak të mënyrës se si janë përfituar./gazetajone