Gjyshja e moderatores së njohur, Kiara Tito, ka folur për eksperiencën e mbesës së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Violeta Greca, gjyshja nga ana e mamasë së Kiarës i ftuar në ‘Shqipëria Live’ tregoi se është një ndër fanset më të mëdha të saj, ndërsa e ka lënë edhe pa gjumë duke e ndjekur.
“Pa gjumë më ka lënë, në dy orë nga 10 min shkëputje. E ndjek për çdo gjë, dua të jetë e para”, u shpreh ajo.
Violeta tregoi gjithashtu se prindërit e Kiarës jetojnë në Itali ndërsa ato kanë jetuar bashkë.
“Neve si familje na duket shumë mirë, po të kemi parasysh se të jesh edhe ti vetë do thuash ndonjë gjë. Kiara ka tipin ashtu. Kiara siç është atje është edhe në shtëpi.. është vetvetja”, tregoi gjyshja.
“Nuk do Kiara sherr, nuk i ka qejf debatet”, shtoi ajo.
Për sa i përket historisë me Luizin ajo tha: Është vetvetja aty ka hyrë vetëm do dalin vetëm tha, rruga se si do ecin se si shkojë është puna e tyre. Ne as e shajmë atë djalin, ai është djalë i mirë me parametrat e veta, ne nuk ndërhyjmë.