-640-0-Nuredin-Dumani-1-1

Gjykata vendos të mbajë me dyer të hapura procesin e Plumbit të Artë, ku është radha e avokatëve që t’i drejtojnë pyetje dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Dëshmitari u pyet për Gentian Sharrën dhe detaje për Talo Çelën:

Avokati : Gentian Sharrën nga e njihni?

Nuredin Dumani: E njoh nga Talo Cela në 2010- 2011, sepse kishte një lokal pranë shtëpisë së Talos

Avokati: Si e keni njohur?

Nuredin Dumani: Çmontonte makina të vjedhura, vetë i kam çuar makina të vjedhura bashkë me Talon.

Avokati: A ka qenë ngjarja e parë me Gentian Sharrën

Dumani: Grabitje apo vjedhje

Avokati: Po vjedhja e parë

Dumani: Ishte makinë

Avokati: Po grabitje e ndonjë shtetasi

Dumani: Ka qenë grabitja që kemi kryer në Elbasan kemi grabitur një argjendar, kjo ka qenë e para. Ose ka qenë fundi i 2011 ose fillimi i i 2012.

Avokati: Si e identifikuat viktimën

Dumani: E kishte identifikuar Gentiani, ai ishte organizatori

Avokati: Çfarë ju tha Gentiani

Dumani: Ideja ishte që Talo dhe Gentiani do ishin duke pritur. Do ndodhte në një parkim, në një lagje të vjetër. Ai po shkonte tek makina ka patur një benz

Avokati: Ku ishte vendi ku do grabisnit?

Dumani: Në parking

Avokati: Si u planifikua

Dumani: E biseduam në shtëpinë e Talo Çelës

Avokati: Ku ndodhet shtëpia e tij

Dumani: Në afërsi të servisit të Gentian Sharrës

Avokati: Çfarë shtëpie është

Dumani: Dy katëshe me çati

Avokati : Portën e mbani mend

Dumani: Nuk ka patur portë atëherë

Avokati: A ka qenë e rrethuar shtëpia e Talos

Dumani: Në atë kohë jo

Avokati: Çfarë fiziku kishte viktima nëse e mbani mend

Dumani: I mbushur më i gjatë se unë

Avokati: Çfarë i morët

Dumani: Një çantë unë, një çantë Ilirian Feci, çantat ishin blu ose të zeza

Avokati: Çfarë kishte veshur viktima

Dumani: S’më kujtohet

Ndërhyn gjykata: Për çfarë janë të nevojshme këto pyetje

Avokati: Për të përcaktuar a ka qenë ky në vjedhje

Avokati: Çfarë kishin çantat

Dumani: Floriri kishte peshë tetë kg e 200 gramë dhe kishte ora. /gazetajone