Grabitje, tentativa për vrasje, zjarrvënie, pjesë e një organizatë kriminale, janë vetëm disa nga krimet për të cilat janë dënuar dy shqiptarët që u arratisën nga burgjet rurale të Kassavetia mbrëmjen e së enjtes.
Protothema.gr, raporton se dy të arratisurut janë dënuar me shumë vite burgim (deri dhe me burgim të përjetshëm) për grabitje të shumta, zjarrvënie dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve me pagesë.
Dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.
Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024 dhe me sa duket përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.
Zhdukja e tyre, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të së shkuarës së tyre.
Arratisja e tyre ngre pikëpyetje serioze për masat e sigurisë të vendosura në IEVP.