Vrasja e 19-vjeçarit, Grei Bihuci ka ndodhur pas sherrit për një thikë. Në dëshminë e tyre në gjykatë dy autorët, Klajdi Muka dhe Florian Muka kanë deklaruar se sherri ka nisur që në muajin dhjetor.
Të përfshirë në këtë debat kanë qenë autori Florian Muka dhe Auron Çela, ky i fundit i kishte marrë një thikë dhe nuk ja kishte kthyer në kohë.
Kur Floriani i ka marre thikën Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse në deklaratën e tij Floriani thotë se nuk “bërë debate”.
Për këtë arsye ka nisur një armiqësi mes Mukës dhe Auron Çeles, ku ky i fundit ka kërkuar të hakmerret. Çela i ka kërkuar Mukes të takoheshin serish ne dt 10.03 një ditë para vrasjes dhe bashkë me të ishte edhe Nebi Alimadhi. Ky i fundit sipas Çeles e ka fyer dhe kapur për veshi Florianin.
Ditën tjetër të rinjtë janë takuar serish. Dy grupe tashme ku me Florianin ishte edhe kushëriri i tij, ndërsa me Auron Çelen ishte Nebiu, Olsi Serjanaj, viktima dhe një person tjetër i paidentifikuar.
Sipas deklarimeve ta para ne prokurori Nebiu e qëlloi me grusht dhe me pas nisi një konflikt fizik. Sipas Mukës grupi i Çeles në të cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar atë dhe kushëririn e tij. Për këtë arsye Muka ka nxjerrë thikën dhe e ka drejtuar nga të rinjtë duke qëlluar Grei Bihucin pa ditur siç thote ai, se do ta vriste.
Me pas thotë Muka “jam larguar me vrap poshtë urës dhe kam ndaluar kur dëgjova sirenat e policisë”.
Për dy të rinjtë gjykata caktoi masën e “arrestit me burg” dhe akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim.
I mituri, Klajdi Muka, do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florjan Muka, në burgun e Fierit.