
Grupi i këshilltarëve të koalicionit të Sali Berishës në Kamzë kallëzoi paraditen e sotme në SPAK kryetarin e bashkisë, Rakip Suli. Akuzat janë për shkelje dhe për korrupsion.
Zyrtarja e grupit të Berishës në selinë blu, Adriana Kalaja deklaroi se në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën.
“KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste korrupsioni nga Këshilli bashkiak i kaluar”, tha Kalaja.