Elhaida Dani ndodhet në Tiranë për “Dancing with the stars” dhe ka pozuar në një bar, e veshur me një fustan blu. Si gjithmonë ajo duket elegante e plot sharm, por ndjekësit kanë nisur me kritika.
“Goce fillo të hash ndonjë berxollë se je bërë kockë e lekurë e mrapa një gotë verë”, i shkruan një komentues.
“Ti je super artiste por sinqerisht shto ca kile se do dukesh më mirë”, i shkruan një tjetër.
Komentet kanë marrë një reagim nga Elhaida, e cila shprehet se nuk ia merrte mendja që do merrte kaq shumë gjykime.
“E para: unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blerë dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ja mori mendja gjithë këto gjykime…. E dyta : unë njeri jam , do ndodhi që të marr ca kile e do ndodhi që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë… Të dielë të mbarë”, është shprehur Elhaida.