Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold AG i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit. Pasi zbuloi lajmin e bukur se do bëhej baba për herë të dytë ai gjithashtu ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë vesh lajmin para partneres së tij dhe se ja ka bërë surprizë.
Në një intervistë për “Ftesë në 5”, ai tha se lajmin e kishte marrë vesh i pari dhe kishte vendosur ai që të suprizonte bashkëshorten e tij që ishte në pritje të ëmbël
“Lajmin e mora pak para nuses. Ka patur shenja të shtatzënisë dhe kur shkuam në klinikë i kërkuam gjinekologes mos t’i tregojë edhe nëse është. Më vonë e kuptoi, por ishte si surprizë”– shpreh reperi.
Ai tha se dhe fëmija i dytë është djalë dhe tashmë po mendojnë edhe për emrin.
Jemi në pritje të fëmijës së dytë i cili është prapë djalë. I dua edhe vajzat edhe djemtë. Në jetë kam patur nevojë për vëllezër dhe më vjen mirë që djali im do bëhet me vëlla. Shpresoj të bëhen edhe me vëllezër dhe motra të tjerë. E kemi menduar edhe emrin, do e zbulojmë në shtator kur të vijë në jetë. Është një emër që më ka pëlqyer dhe lidhet edhe me Guerilin”– tha Gold Ag.
Deklarata ka bërë bujë pasi zakonisht jemi mësuar që zakonisht gratë janë ato që kuptojnë shenjat të parat dhe surprizojnë partnerët e tyre. Por në këtë rast ka ndodhur e kundërta.