Një ditë nga grabitja në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi është zbuluar shuma marramendëse që hajdutët kanë vjedhur.

Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.

Ka qenë vetë Taraku, e cila në reagimin e saj ka publikuar në rrjete sociale foto nga vjedhjet, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”. Pas denoncilit, grabitja e saj është transmetuar në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën edhe pamje nga shtëpia e këngëtares.