Hakerat shpartalluan AKSHI-in, Mirlinda Karcanaj përfundon në SPAK, korrupsion dhe afera të frikshme
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ajo është marrë në pyetje disa orë në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj, pas një kallëzimi të bërë nga eksperti i IT-së Gent Progni.
Në këtë kallëzim kërkohet ndjekja penale e drejtoreshës së AKSH-it për veprën e “korrupsionit pasiv”, “Shkeljes së e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.
Bashkë me Karçanajn janë kallëzuar edhe punonjës të tjerë të AKSH-it që sipas Prognit kishin për detyrë ruajtjen nga sulmet kibernetike të të gjithë sistemit, që rezultoi me daljen e të dhënave sensitive të milionave shqiptare nga sulmet iraniane.
“Nëpërmjet këtij kallëzimi kërkoj të hetoni faktin se si janë krijuar sistemet që administrohen nga ana e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanaj. Mua më rezulton se AKSHI ka dhënë për krijimin dhe mirmbajtjen e programeve dhe sistemeve kompjuterike rreth 500.000.000 euro. Këto tendera janë fituar ndër vite vetëm nga 3 subjekte tregtare.”
Më tej në kallëzim pretendohet se të 3 këto kompani dhe fituesi pavarësisht emrave të ndryshëm, janë një I vetëm. AKSH-I sipas Prognit, ju ka dhënë këtyre subjekteve rreth qindra miliona euro nga buxheti i shtetit me qëllim krijimin dhe manaxhimin e programeve shtetërore si E-Albania.
Sipas kallëzuesit, Karçanaj nuk ka marrë masa për parandalimin e këtij krimi duke e bërë atë si bashkpuntore në hyrjen e paautorizuar në të dhënat kompjuterike, që u shoqëruan me dhjetra publikime nga të dhënat telefonike, paga, sigurime, targa e informacione sensitive të policimit e shërbimit informavit shtetëror. /gazeta jone