1 marsi ka nisur me një mot të keq, me reshje shiu dhe temperature të ulëta. Dita e sotme parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.
Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikon që reshjet e shiut do të jenë afatshkurtra dhe në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/10°C
Zona e ulët 8/18°C
Zona bregdetare 10/18°C